“BOTA SERBE” – NJË PRECEDENT I RREZIKSHËM PËR BALLKANIN

“BOTA SERBE” – NJË PRECEDENT I RREZIKSHËM PËR BALLKANIN

Ndikimi afatgjatë i këtij projekti në Ballkan dhe ambicia e Serbisë për të bashkuar të gjithë serbët në një shtet kanë krijuar një precedent të rrezikshëm për ndarje të reja në rajon. Zajednica, një entitet etnik serb, po e shtron terrenin për ndarjen e Kosovës në një të ardhme të afërt.

Zajednica – një projekt i shqiptarëve të Kosovës për të ndihmuar Botën Serbe aq sa kanë pasur mundësi dhe për t’ia dërguar amanetin ish-xhelatit të shqiptarëve, Rankoviçit, në vend.

Zajednica e veriut, e ngjashme me Republikën Srpska të Bosnjës, paraqet rrezikun e ndarjes së veriut të Kosovës dhe mundësinë e një lufte të re në Ballkan, e cila mund të destabilizojë edhe Bashkimin Evropian.

Projektuesit, zbatuesit dhe mbështetësit shqiptarë të kësaj Zajednice janë botërisht të njohur.

Projekti serb për një shtet të bashkuar rrjedh nga Akademia e Shkencave të Beogradit. Nëse Serbisë dhe Vuçiqit u lejohet të luajnë me letra nacionaliste dhe fashiste, pa dyshim që do të vënë në rrezik stabilitetin e Ballkanit dhe do ta ndezin rajonin në flakë.

Zajednica e Kosovës, ashtu si Republika Srpska, është një strukturë që synon ndarjen territoriale, por ndryshe nga ajo e Bosnjës, kjo është mbështjellë nga evropianët me një “cellofan diplomatik” për t’i hedhur hi syve opinionit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës.

Dallimi: Nga Republika Srpska në Bosnje te Zajednica në Kosovë – një paralele shqetësuese

Republika Srpska në Bosnje njihet në Kushtetutën e Bosnjës si një entitet autonom dhe sot kërkon shkëputje.

Zajednica, një etnike e komunave serbe në Kosovë, është një strukturë që nesër do të kërkojë të njëjtën gjë.

Krahasimet mes Zajednicës dhe Republikës Srpska në Bosnje

Statusi në Bosnje: Aktualisht është një entitet autonom brenda Bosnjë-Hercegovinës. Milorad Dodik tashmë ka deklaruar se shkëputja është një çështje e kryer.

Statusi në Kosovë: Struktura e propozuar për komunat njëetnike serbe, me kompetenca ekzekutive, nëse realizohet, tregon se faktorët ndërkombëtarë po e shtyjnë konfliktin për të ardhmen, në vend që ta zgjidhin atë. Kjo qasje nuk e adreson problemin, por vetëm sa e thellon edhe më tej.

Vendi ku u legjitimua ekzistenca e këtyre entiteteve dhe ku u modelua fati politik i Bosnjës dhe Kosovës

Republika Srpska e Bosnjës u sanksionua me Marrëveshjen e Dejtonit (1995).

Zajednica e Kosovës u sanksionua me Marrëveshjen e Brukselit (2013-2015).

Sot, Republika Srpska në Bosnje është de facto e ndarë dhe Dodik, me mbështetjen e Vuçiqit, po punon për shkëputjen përfundimtare. Në të njëjtën kohë, Kosova, me strukturën e saj të ndërtuar dhe nënshkruar nga politikanët e saj, rrezikon të krijojë një entitet të ngjashëm me Republikën Srpska, që nesër mund të kërkojë ndarje.

ZAJEDNICA E KOSOVËS – NJË SHTET BRENDA SHTETIT

Lidhja e Komunave Serbe njëetnike me Serbinë, nën emrin Zajednica, de facto funksionon si një shtet i pavarur me ndikim të drejtpërdrejtë nga Beogradi. Edhe nëse Beogradi e pranon atë si pjesë të Kosovës sot, nesër do të kërkojë të njëjtën autonomi si Republika Srpska në Bosnje.

Krahasimi midis Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnje mund të përmblidhet kështu:

Statusi juridik i Republikës Srpska në Bosnje dhe ai i Zajednicës në Kosovë

Statusi juridik në Kosovë: Zajednica është një strukturë e decentralizuar vetëm në emër, ndërsa në realitet ka kompetenca të plota ekzekutive, një autonomi të veçantë dhe një administratë që operon sipas ligjeve dhe planeve të Serbisë, duke i injoruar plotësisht institucionet e Kosovës.

Republika Srpska është një entitet autonom brenda Bosnjë-Hercegovinës me pushtet ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor.

Zajednica, e krijuar në Bruksel nga komunat njëetnike serbe në veri të Kosovës, dhe Republika Srpska, e formuar në Dejton nga etnia serbe në Bosnje, ndajnë të njëjtin thelb. Të dyja synojnë krijimin e një entiteti serb me autonomi të plotë, i cili, në një moment të caktuar, mund të kërkojë shkëputjen.

A mund të ketë një Zajednicë pa kompetenca ekzekutive?

Nëse marrëveshjet për Zajednicën do të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive, ajo do të ishte një organizatë joqeveritare e kontrolluar nga ligjet e Kosovës.

Por në realitet, ajo po krijohet si një entitet autonom, me polici, gjykata, arsim, shëndetësi dhe administratë të ndarë, të gjitha nën kontrollin e Serbisë. Sot, kjo strukturë i përgjigjet Serbisë, pa e njohur fare autoritetin e Kosovës.

Dallimi i vetëm mes Zajednicës në Kosovë dhe Republikës Srpska

Zajednica e Kosovës është e mbështjellë me një “gëzof demokratik” nga Brukseli, por në esencë ka kompetenca shtetërore, pa emërtim zyrtar si shtet.

Republika Srpska është një entitet autonom që vepron si shtet brenda Bosnjë-Hercegovinës.