EGOJA E SERBISË PËR TË BASHKUAR TË GJITHË SERBËT NË NJË SHTET – PRECEDENT PËR LUFTË DHE NDARJE TË REJA NË RAJON

EGOJA E SERBISË PËR TË BASHKUAR TË GJITHË SERBËT NË NJË SHTET – PRECEDENT PËR LUFTË DHE NDARJE TË REJA NË RAJON

Zajednica e Kosovës është një projekt i rrezikshëm për ndarjen e Kosovës, i cili rrezikon të sjellë një luftë të re në Ballkan.

Është e rëndësishme të theksohet se Marrëveshja e Parë e Brukselit, e cila përfshinte themelimin e Zajednicës me kompetenca ekzekutive, u nënshkrua më 19 prill 2013 nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, dhe u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës më 27 qershor 2013. Duke qenë se marrëveshja u nënshkrua nga politikanë legjitimë dhe me garancinë e faktorit evropian, është e pamundur t’i iket kësaj tradhtie.

Isa Mustafa, në atë kohë, derisa nuk ishte kryeministër, pati deklaruar se Marrëveshja për Zajednicën e vitit 2013 sanksionoi themelimin e Asociacionit.

Kur Isa Mustafa ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e konsideronte Zajednicën të dëmshme.

Më vonë, kur Hashim Thaçi e bëri kryeministër, më 25 gusht 2015, edhe pse dikur e kishte kundërshtuar, ai, pa fije turpi, e ndryshoi qëndrimin dhe, së bashku me deputetët e LDK-së të asaj kohe, e miratoi atë, duke harruar dëmet që i shkaktoi Kosovës dhe kritikat që vetë i kishte bërë Zajednicës.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu bashkua tradhtisë dhe luajti një rol kyç jo vetëm në themelimin e Zajednicës së Komunave me Shumicë Serbe, por edhe në:
-Miratimin e eksteritorit për 40 manastiret serbe,
-Humbjen e 8,226 hektarëve tokë në Rugovë,
-Zgjedhjen e Hashim Thaçit president,
-Bashkëpunimin e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, për ndarjen e Kosovës dhe mashtrimet e tij ndaj elektoratit rugovian për më shumë se dy dekada,
-Bashkëpunimin me një të dyshuar për krime në Hagë për vrasjet e anëtarëve të LDK-së,
-Koalicionet e njëpasnjëshme me PDK-në, të cilat e kanë çuar LDK-në në prag të shkatërrimit.

Dhe sot, kur Zajednica është një çështje e kryer dhe e ratifikuar, Hashim Thaçi deklaron se nuk e ka nënshkruar ai, por Isa Mustafa. Nga ana tjetër, Isa Mustafa pohon se nuk e ka nënshkruar ai, por Hashim Thaçi.

Kjo ndodh kur politikanët, të zhytur në tradhti, përpiqen të fajësojnë njëri-tjetrin, duke u munduar t’i shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre.

Në fund, asnjë e keqe nuk i ka ndodhur Kosovës pa miratimin e LDK-së.

Neser: “AMBICIA E BEOGRADIT PËR ‘BOTËN SERBE’ PRECEDENT I RREZIKSHËM PËR EUROPËN”