Të shtëna me armë janë dëgjuar rreth orës 14:00 në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, i cili ka thënë se rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitje të armatosur ndaj sigurimit të një furgoni që po transportonte para.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”.Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”.