Fetai:Mirëmenaxhimi dhe regjistrimi i pronës shtetërore: një hap tjetër drejt transparencës dhe efikasitetit!

Mirëmenaxhimi dhe regjistrimi i pronës shtetërore: një hap tjetër drejt transparencës dhe efikasitetit!

Dje, Qeveria miratoi kërkesën e kabinetit tim për zgjerimin e grupit të punës që do të përgatisë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti final i Auditorit shtetëror mbi “Menaxhimin e pronës shtetërore”. Ky është një hap tjetër në realizimin e një sistemi efikas dhe të drejtë të menaxhimit të pronës shtetërore dhe njëkohësisht në parandalimin e abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën.

Nën drejtimin e kabinetit tim, grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kyçe, do të hartojë një plan të detajuar veprimi që do të ndihmojë në administrimin më efikas dhe të përgjegjshëm të pronës shtetërore, duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe llogaridhënies.

Përveç kabinetit tim, grupi i punës përbëhet nga Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Sh.A. për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut – Shkup, Sh.A. për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore – Shkup, Agjencia për Kadastrën e Pasurive, dhe tani gjithashtu Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, respektivisht Komisioni për Çështje Banesore.

Krahas kësaj dhe për herë të parë në historinë e shtetit, nën udhëheqjen time, po përgatitet regjistri i pronës shtetërore, një iniciativë që është bazuar në praktikat më të mira evropiane, për të eliminuar rrezikun e korrupsionit dhe abuzimeve në këtë sektor historikisht të cenueshëm.

Ky është një moment i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi për menaxhimin efikas dhe të drejtë të burimeve shtetërore!