RUGOVISTËT E VËRTETË MARRIN FRYMË TË RE: DR. FATOS GECI DHE GAZMEND HALILAJ – DY ZËRA QË NGJALLIN SHPRESËN DHE GODASIN PADREJTËSINË

RUGOVISTËT E VËRTETË MARRIN FRYMË TË RE: DR. FATOS GECI DHE GAZMEND HALILAJ – DY ZËRA QË NGJALLIN SHPRESËN DHE GODASIN PADREJTËSINË

Kosova po ngrihet me bijtë e saj më të mirë!
Dr. Fatos Geci dhe avokati Gazmend Halilaj, dy figura me integritet, dije dhe guxim, i janë bashkuar listës Guxo, për t’i dhënë zë shpresës dhe për t’i dhënë fund heshtjes përballë padrejtësisë.

Me fjalën e tyre të fuqishme dhe përkushtimin ndaj atdheut, ata vijnë jo për të heshtur, por për të shkundur sistemin, për të shuar errësirën e korrupsionit, dhe për të ngritur dritën e drejtësisë dhe lirisë.

Gazmend Halilaj, guximtar i dëshmuar në luftë, polici dhe drejtësi, është zëri që ka denoncuar krimin dhe ka mbrojtur të drejtën, kudo që ajo është shkelur.
Dr. Fatos Geci, intelektual i përkushtuar dhe zë kritik ndaj keqqeverisjes, vjen me vizion të qartë për zhvillimin dhe integritetin e institucioneve.

Sot, këta dy burrështetas modernë, nuk i janë bashkuar politikës për privilegje, por për mision – për të ndalur shitjen e Kosovës, për të rrëzuar hajdutët me kollare dhe për ta rikthyer besimin e popullit te shteti.