VUČIĆI NDËRTOI KARIERËN E TIJ POLITIKE NË EMËR TË KOSOVËS, DUKE BASHKËPUNUAR ME TRADHTARËT SHQIPTARË
Vučić ka arritur të mbijetojë në politikë duke i mashtruar qytetarët dhe duke përdorur temën e Kosovës për të ruajtur pushtetin e tij. Ai ka deklaruar vazhdimisht se do të rikthejë Kosovën në gjendjen që ishte dikur.
Në veri të Mitrovicës, fillimisht mbështeti dhe armatosi rojet e urës, duke e trajtuar atë si një kufi, dhe më pas formoi brigadën e Veriut, duke i armatosur ata dhe duke e vendosur në krye të saj Radojčićin, një individ pa autoritet të vërtetë, vetëm pse ishte i nënshtruar ndaj tij.
Komunat e Veriut iu përgjigjën vetëm Serbisë, dhe Vučić krijoi një strukturë që ngjante me një shtet paralel, duke miratuar tradhëtinë e politikanëve shqiptarë.
Pas ngjarjeve të Bajskës dhe Ibër-Lepencit, situata ndryshoi, dhe në sytë e popullit serb, ai humbi komunat serbe, ndërkohë që Kosova i dorëzoi 11 individë nga lista serbe në Interpol, përfshirë Radojčićin. Disa u vranë, disa u dorëzuan, ndërsa një pjesë tjetër u larguan.
Në periudhën kur brigadat e Veriut kërkonin përballje dhe u thonin institucioneve kosovare të shkonin në veri, Vučić kontrollonte tërësisht këtë territor.
Ai i injoroi interesat e Kosovës, duke përfshirë veriun me ndërhyrje të vazhdueshme, ndërsa politikanët tradhtarë të PDK-së dhe LDK-së miratuan përfshirjen e territoreve shtesë për manastiret dhe formimin e Zajednicës. Ky proces, i mbështetur nga Vučić, krijoi një koloni të re serbe në veri.
Ky proces i avancuar nga Vučić dhe mbështetur nga politikanët tradhtarë të Kosovës, përfshirë PDK-në dhe LDK-në, ka pasur si qëllim të thellojë ndarjen e Kosovës dhe të dëmtojë integritetin e saj.
Pas këtyre zhvillimeve, Kurti, duke kundërshtuar këto marrëveshje tradhtare, ndërmori veprime për të kundërshtuar këtë dorëzim të shtetit dhe arriti të rrisë sovranitetin e Kosovës në çdo cep të territorit të saj.
Ai rrëzoi përpjekjet e Vučićit, PDK-së dhe LDK-së për të krijuar një Serbi më të madhe me komunat e veriut dhe Zajednicën, duke realizuar një mrekulli politike.Porë Kosova ua minoj këto përpjekje.
Në këtë proces, Kurti dhe Qeveria e Kosovës kanë arritur të largojnë nga skena tradhtarët shçiptarë dhe të shtrijnë sovranitetin, gjithandej Kosovës ,duke sfiduar ndikimin e Vučićit të Edi Ramës dhe tradhtarve të vendit.
“Po ashtu, Kurti po i jep goditje të fuqishme planeve të Serbisë dhe tradhtarëve të vendit, duke i dërguar me fishekzjarre nga politika dhe duke i çuar në pension Vučiçin, së bashku me Edi Ramën dhe dy partitë motra, PDK dhe LDK.”.
