“Në Krah të Qëndresës: Mbështetje për Arben Fetain nga Diaspora Shqiptare”
Të nderuar votues të Aleancës,
Shpresoj të jeni mirë. E kuptoj plotësisht shqetësimin tuaj për situatën e krijuar pas vendimit të Kryetarit të Aleancës, z. Arben Taravari, për t’u larguar nga qeveria.
Unë jam Sevim Ganiji nga Kumanova, Komuna e Likovës – fshati Sllupçan. Jetoj në Zvicër dhe kam qenë pjesë e themelimit të LRPSH-së në Sllupçan dhe në komunën e Likovës gjatë viteve 2014–2025 I njoh mirë rrethanat nëpër të cilat kemi kaluar që nga fillimi dhe deri më sot, si dhe përpjekjet tona të sinqerta për ndryshim dhe për t’i qëndruar kundër politikave të BDI-së.
Ne, si pjesë e diasporës, jemi të zhgënjyer nga veprime të njëanshme që dëmtojnë interesat e popullit shqiptar. Në këtë moment vendimtar, po e ndjekim me vëmendje Arben Fetain – djalin nga Sllupçani – jo vetëm për fjalët që thotë, por për qëndrimin dhe parimet që përfaqëson.
Në një kohë kur shumë i tradhtojnë votuesit për interesa personale, ai po dëshmon se besnikëria ndaj popullit është më e fortë se çdo marrëveshje apo kompromis politik. Ndërsa Kryetari i Aleancës zgjodhi të përkulet atje ku shqiptarët nuk duhet kurrë të përkulen, Arben Fetai zgjodhi të qëndrojë me dinjitet – me ne. Ai nuk e tradhtoi votën tonë.
Për këtë arsye, nuk do ta lëmë vetëm. Mbështetja ime dhe e shumë të tjerëve nga diaspora është e plotë për Arben Fetain – djalin nga Sllupçani që na përfaqëson me ndershmëri dhe vendosmëri. Sepse nuk ka kauzë më të shenjtë se të qëndrosh besnik ndaj fjalës që i dhe popullit tënd.
Në emër të themeluesve të Aleancës dhe të diasporës shqiptare, shprehim publikisht përkrahjen tonë për qëndrimin dhe vendimet e Arben Fetait.
Me respekt të thellë,
Sevim Ganiji
Zvicër
Sevim Ganiji: Taravari u përkul, ne qëndrojmë me Arben Fetain