Azem Syla, i njohur si “Sulltan Çkulani”, në një paraqitje publike kishte deklaruar se unë kam dhënë urdhër për ta vrarë Gani Gecin.

Azem Syla, i njohur si “Sulltan Çkulani”, në një paraqitje publike kishte deklaruar se unë kam dhënë urdhër për ta vrarë Gani Gecin.

Në të vërtetë, ishte vetë “Sulltan Çkulani” – alias Azem Syla – ai që dha urdhër për zbatimin e Komunikatës Nr. 59, një tekst i shkruar me dorën e vet nga “Polari i Brojës”, alias Hashim Thaçi.
Kjo komunikatë solli përçarje të mëdha, la pasoja të rënda dhe hapi plagë të pambyllura mes familjes sime dhe autorit të saj.

Pas publikimit të kësaj komunikate, komandant Çkulani merr përsipër urdhrin për likuidimin e Ganiut…!

Gjatë një fushate zgjedhore në Skënderaj, Gani Koci, pas përfundimit të fushatës së PDK-së, për të provokuar situatën, e sjell komandant Çkulanin, alias Azem Sylën, aty ku ishin ulur djemtë tanë duke pirë kafe, përballë zyrave të LDK-së.

Skenari i planifikuar nga Koci, pa dijeninë e Çkulanit – Sylës, ishte një provokim i pastër. Fjalët e tij ishin si një sfidë e drejtpërdrejtë:
“A ka ba nana naj djalë që ma çinë nanën? Nëse ke çka me m’bë, bëje. Ja ku jam.”

Në atë moment, Azem Syla – komandant Çkulani – dhe Gani Koçja, ndeshen me “kungjin e Deli Ramës”, dhe Çkulanit i ndodh turpi i madh – i mbushen pantallonat me mut.
I rrethuar me njerëzit e vet, largohet me nxitim dhe futet në zyrat e Postës, ku qëndron derisa i sjellin rroba të tjera për t’i ndërruar pantallonat e çkulta.

Pas këtij incidenti të turpshëm, Çkulani i bën presion Hashim Thaçit, duke i kërkuar që të ndërmjetësojë një takim me familjen Geci për t’u kërkuar falje.
Hashim Thaçi – Polari i Brojës – merr iniciativën dhe, përmes Jetullah Gecit, organizon një takim në odën e Jetullah Gecit, ku i kërkon falje Ganiut.

Gjatë takimit, Polari e nxjerr Ganiun jashtë odës dhe përpiqet të arsyetohet duke thënë se Komunikatën Nr. 59 nuk e kishte shkruar ai, por Rexhep Selimi.

Më vonë, Rexhep Selimi reagon me vendosmëri dhe i thotë hapur Hashim Thaçit:
“Ti e ke shkruar pikë për pikë atë komunikatë.”