Nexhmedin Sadiku në Mateç: Fundi i mungesës së ujësjellësit dhe padrejtësive, fillimi i një jete dinjitoze

Sonte pata kënaqësinë të takohem me strukturën e VLEN në fshatin Mateç.
Diskutuam nga afër për sfidat dhe mangësitë me të cilat banorët përballen çdo ditë.
Ashtu si në shumë vendbanime të tjera të komunës së Likovës, edhe këtu problemi kryesor mbetet mungesa e ujësjellësit, një shqetësim i madh që vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve.

Zotimi im është i qartë: me fitoren tonë, do të fitojë e gjithë komuna! Banorëve nuk do t’u mungojnë kushtet elementare për një jetë dinjitoze.

Mateçi VLEN!