Avni Dehari i jep përkrahje Nexhmedin Sadikut në garën për Komunën e Likovës
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje me rrënjë nga Likova, Avni Dehari, ka dalë me përkrahje për kandidatin e VLEN-it për Likovën, profesor Nexhmedin Sadikun.
Dehari e ka shpërndarë në rrjetet sociale një videomaterial promovues të Nexhmedin Sadikut, ku flet për hobit e tij.
Avni Dehari është deputeti deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, por edhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare me prejardhje nga Sllupçani. Ai është babai i dy aktivistëve të ndjerë, Astrit dhe Arbnor Dehari.