Nexhmedin Sadiku (VLEN) prin në Likovë me 44.7% – qytetarët po i besojnë ndryshimit!
Sipas sondazhit më të fundit të Qendrës për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRPC), kandidati i koalicionit VLEN, Nexhmedin Sadiku, kryeson garën për Komunën e Likovës me 44.7% të mbështetjes, përballë kandidatit të AKI-së, Erkan Arifi, i cili ka 43%.
Rezultatet tregojnë se mbështetja për Sadikun është në rritje të vazhdueshme, duke reflektuar besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillim, barazi dhe mirëqenie.
Nexhmedin Sadiku, i njohur për përvojën institucionale dhe angazhimin e tij konkret në shërbim të komunitetit, shihet nga shumica e të anketuarve si figura që përfaqëson ndryshimin real dhe stabilitetin lokal.
Vetëm 12.3% e qytetarëve shprehen se ende nuk janë të vendosur, çka tregon se gara po konsolidohet në favor të kandidatit të VLEN-it.