Sot, mora pjesë në shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara dhe 80-vjetorit të themelimit të saj, organizuar nga Zyra e OKB-së.
Gjatë ngjarjes u ripohua besimi i palëkundur në multilateralizëm dhe të drejtën ndërkombëtare, si dhe përkushtimi ndaj parimeve të Kartës së OKB-së siç janë avancimi i paqes, drejtësisë, dinjitetit njerëzor, dialogut, tolerancës dhe solidaritetit.
Maqedonia e Veriut mbetet partner i përkushtuar dhe i besueshëm për objektivat universale të Kombeve të Bashkuara.