Arben Fetai në ofensivë diplomatike – takohet me Ambasadorin italian Paolo Palminteri në një drekë pune në Rezidencën Italiane.

Drekë pune në Rezidencën Italiane me mikun tim, Ambasadorin Paolo Palminteri.

Diskutuam mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve lokale, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe angazhimin tonë të përbashkët për reforma të qëndrueshme.

Italia mbetet një partner i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit evropian, me mbështetje të sinqertë dhe vizion të përbashkët.