Ata që i pajton tradhtari, nuk mund të sjellin asgjë të mirë e asgjë me hajr për këtë vend!
Sa mirë që u shfaqën hapur, dhe u zbuluan vetë!
Ali Ahmeti, njeriu që i preu në besë djemtë dhe vajzat shqiptare nën emblemën e UÇK-së, sot ishte mysafir i Sami Lushtakut në Skenderaj. Pas koordinimeve atje, ai i vuri bashkë Bedri Hamzën dhe Ramiz Lladrovcin, duke i “pajtuar” me një shtrëngim duarsh që kinse simbolizon besën.
Por çfarë bese mund të lidhet me dorën e njeriut që e shkeli besën e shqiptarëve?
Me dorën e njeriut që e tradhtoi luftën, idealin dhe amanetin?
Kjo është fytyra e PDK-së.
Ky është karakteri i tyre politik.
Dhe pikërisht këtu është fundi i tyre.