ZVKM Arben Fetai uron Albin Kurtin: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë Kurti për një Ballkan më të sigurt

Fitore plebishitare për miqtë tanë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovën tonë të dashur!
Në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, urime të përzemërta mikut tim të çmuar, Albin Kurti, dhe ekipit të tij për këtë besim të jashtëzakonshëm e plotësisht të merituar të fituar nga populli liridashës i Kosovës.

Urime edhe qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për maturinë e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor.
Jam i bindur se ky mandat i fuqishëm do të shndërrohet në punë të guximshme, vendime të drejta dhe rezultate të prekshme që do të forcojnë shtetin dhe do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Si Qeveri e Maqedonisë së Veriut, mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin dhe projektet e përbashkëta për një Ballkan më të zhvilluar, më të begatë dhe më të sigurt.