Kosovës, Albert Kinolli, ka paralajmëruar se tetë deputetë të grupit multietnik do të votojnë Qeverinë Kurti 3. Megjithatë, ai tha se fillimisht duhet të presin deri në numërimin e të gjitha votave dhe në sqarimin e përbërjes së Kuvendit.
Në një përgjigje për RTV21, Kinolli u shpreh se pret që të mos ketë vonesa në formimin e institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë.Nëse fitojmë mandat dhe jemi pjesë e Kuvendit, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës do ta luajë rolin e saj konstruktiv dhe do ta japë votën e saj edhe për formimin e Qeverisë. Unë shpresoj se minimumi do të jenë tetë deputetë, por shpresoj që në të ardhmen të reflektojë edhe ndonjëri nga tre deputetët që nuk i kanë dhënë votë pro Qeverisë.”, Kinolli./21Media