Shkolla “Mosha Pijade” është përfshirë nga një alarm për bombë, ndërsa sipas informacioneve, aty pritet të zhvillohet një aktivitet ku do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski dhe ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, mëson Tema.mk.
Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar mbi natyrën e kërcënimit, ndërsa priten më shumë detaje nga institucionet kompetente./Tema.mk/