Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në vizitë zyrtare në Republika e Kroacisë
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke filluar nga sot, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republika e Kroacisë.
Nesër, më 24 mars 2026 (e martë), në Zagreb, ajo do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović. Është paraparë një takim kokë më kokë mes dy presidentëve, pas të cilit do të mbahet edhe një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate.
Siljanovska-Davkova do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.
Gjithashtu, ajo do të vendosë kurorë lulesh në Monumentin e Atdheut, ndërsa në Parkun e Qytetit Bundek do të vendosë kurorë në bustin përkujtimor të Blaže Koneski.
Presidentja do të vizitojë edhe Kishën Ortodokse Maqedonase “Shën Zllata Meglenska” në Zagreb dhe do të takohet me përfaqësues të komunitetit maqedonas në Kroaci. Në Qendrën Kulturore-Informative Maqedonase në Zagreb, ajo do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Dokumente arkivore” të artistes maqedonase Žaneta Vangeli.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, të mërkurën, më 25 mars 2026, presidentja do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit me temën: “Për paradokset e integrimeve evropiane të Maqedonisë”.