FAMILJA SADIKU FALËNDERON KOMUNËN E HARAÇINËS DHE KRYETARIN DAUT BEQIRI

FAMILJA SADIKU FALËNDERON KOMUNËN E HARAÇINËS DHE KRYETARIN DAUT BEQIRI

Familja Sadiku shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për Komunën e Haraçinës dhe kryetarin e saj, z. Daut Beqiri, për kujdesin, respektin dhe përkushtimin e treguar ndaj kujtimit të dëshmorit të kombit, Beqir Sadiku.

Me iniciativën dhe mbështetjen e Komunës së Haraçinës, në vendin ku ka rënë dëshmor Beqir Sadiku, u vendos shtiza e flamurit kombëtar dhe u rregullua me pllaka hapësira përreth pllakës përkujtimore.

Ky është një gjest i veçantë respekti dhe mirënjohjeje për një dëshmor që dha jetën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Kujdesi për vendet ku kanë rënë dëshmorët është një mënyrë e rëndësishme për ta ruajtur kujtimin dhe historinë e tyre për brezat e ardhshëm.

Familja Sadiku falënderon kryetarin Daut Beqiri dhe Komunën e Haraçinës për këtë kontribut dhe për kujdesin e treguar.

🇦🇱 Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Beqir Sadiku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *