Kaltrina Zekolli Shaqiri në Bërvenicë, mbështet Jakup Huseinin në garën për kryetar komune
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me deputetet Saranda Imeri Stafai, Merita Koxhaxhiku dhe Imerlije Saliu, si dhe zëdhënësen e Qeverisë, Venera Azizi, sonte kanë qëndruar në Bërvenicë në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Jakup Huseini.
Gjatë takimit me gratë e Komunës së Bërvenicës, ato u pritën ngrohtësisht, ndërsa diskutuan për prioritetet e komunës, zhvillimin lokal dhe rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje.
Zekolli Shaqiri theksoi rëndësinë e rolit të grave në mbështetjen e nismave që sjellin zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.
Mbështetja për Jakup Huseinin vazhdon, me synimin për një komunë më funksionale dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.
Pamjet: Insajderi