Anita Shabani me reagim të fuqishëm për Jakup Krasniqin: “Çfarë dreq shteti është ky, kur çlirimtarët mbahen pas grilave, ndërsa të tjerët gëzojnë pushtetin? Na fal, baca Jakup!”

Anita Shabani me reagim të fuqishëm për Jakup Krasniqin: “Çfarë dreq shteti është ky, kur çlirimtarët mbahen pas grilave, ndërsa të tjerët gëzojnë pushtetin? Na fal, baca Jakup!”

Anita Shabani ka reaguar sot me një shkrim të fuqishëm dhe emocional lidhur me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, i cili po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.

Përmes një reagimi publik, Shabani ka shprehur revoltën dhe zhgënjimin e saj për fatin e ish-çlirimtarëve, duke ngritur pyetje të forta për drejtësinë, mirënjohjen dhe përgjegjësinë e institucioneve ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Çfarë dreq shteti është ky? Kur çlirimtarët enden me pranga në duar, kur ata që luftuan për lirinë tonë, sot atdheun e shohin nga larg, përmes mallit, hekurave e lotëve?”, shkruan Shabani.

Ajo thekson se është e dhimbshme që njerëzit që dhanë rininë dhe sakrifikuan për atdheun sot janë larg familjeve të tyre, pa mundësinë për të përqafuar fëmijët, nipat dhe mbesat.

Në reagimin e saj, Shabani nuk kursen as kritikat ndaj atyre që sot mbajnë pozita të larta shtetërore, duke vënë në pikëpyetje heshtjen e tyre përballë fatit të ish-udhëheqësve të luftës.

“Çfarë dreq shteti është ky, kur ata që nuk kanë lënë gjurmë në historinë e këtij shteti ngjiten në maja të pushtetit, gëzojnë privilegje, ndajnë poste e fate njerëzish, ndërsa nuk ndiejnë për ata që i falën rininë, jetën dhe ëndrrat këtij atdheu?”, shprehet ajo.

Shabani i drejtohet edhe qytetarëve, duke kërkuar që të mos heshtin përballë asaj që ajo e konsideron padrejtësi.

“Ku mbeti mirënjohja? Ku mbeti zani i këtij populli? A ishte kjo liria për të cilën u luftua?”, pyet ajo.

Në përfundim të shkrimit, Anita Shabani përcjell një mesazh prekës, duke paralajmëruar se heshtja e sotme mund të rëndojë mbi ndërgjegjen e shoqërisë në të ardhmen.

“Ma e rënda është nëse një ditë do të kuptojmë se e kemi parë të gjithë këtë, e kemi ditur çfarë po ndodh, por kemi zgjedh me hesht. Na fal, baca Jakup!”, përfundon reagimin e saj Anita Shabani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *