Kryetari i Haraçinës pret hoxhallarët Ferid Selimi dhe Naser Jakupi
Kryetari i Komunës së Haraçinës ka pritur në takim dy personalitete të nderuara, Hoxhë Ferid Selimin dhe Naser Jakupin.
Përmes një postimi, kryetari ka shprehur respekt dhe mirënjohje për vizitën, duke e cilësuar takimin si një bisedë të këndshme.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në një vizitë dy personalitete të nderuara, Hoxhë Ferid Selimin dhe Naser Jakupin. Respekt dhe mirënjohje për vizitën dhe bisedën e këndshme!”, ka shkruar ai.
Pamjet: Insajderi