FËMIJËT I THANË “FALEMINDERIT” MJEKUT NGA SLLUPÇANI – GJESTI I TYRE PREKU ZEMRAT

FËMIJËT I THANË “FALEMINDERIT” MJEKUT NGA SLLUPÇANI – GJESTI I TYRE PREKU ZEMRAT

Një moment i veçantë është ndarë nga mjeku specialist i pulmologjisë, Zekirja Shahini, nga Sllupçani, i cili punon në repartin e Pulmologjisë në Shkup.

Pas kujdesit dhe trajtimit që kanë marrë, dy fëmijë kanë vendosur ta falënderojnë mjekun në mënyrën më të bukur – duke i dhuruar vizatime të përgatitura me shumë dashuri. Në njërën prej tyre, mjeku është vizatuar me stetoskop dhe mushkëri, ndërsa në tjetrën shihet portreti i tij si pulmolog.

Shahini ka ndarë emocionet e tij për këtë moment, duke shkruar se buzëqeshja e fëmijëve që të falënderojnë për kujdesin dhe shërbimin është një nga ato buzëqeshje që ta mbushin shpirtin me lumturi.

“Si mjek, momentet e tilla të kujtojnë se përtej çdo diagnoze, terapie dhe përpjekjeje, gjëja më e çmuar është të rikthesh shpresën, qetësinë dhe buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve”, shkroi Shahini.

Një gjest i vogël nga fëmijët, por një falënderim i madh për një mjek nga Sllupçani, që çdo ditë kujdeset për shëndetin e pacientëve në Pulmologjinë e Shkupit. ❤️🙏

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *