Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Me dhimbje të thellë e kam pranuar lajmin për aksidentin e rëndë të trafikut në Bullgarinë fqinje, ku humbën jetën disa persona.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Tragjedi të tilla na kujtojnë se siguria në komunikacion duhet të jetë një prioritet i vazhdueshëm. Fatkeqësisht, pas çdo aksidenti të rëndë flitet për nevojën e rritjes së sigurisë në rrugë, por me kalimin e kohës shpesh harrohet rëndësia e parandalimit.

Prandaj, investimi në teknologji moderne, ndëshkimi konsekuent i sjelljeve të papërgjegjshme dhe krijimi i një kulture të komunikacionit ku respektohen rregullat duhet të jenë prioritete të përhershme.

Nuk duhet të presim një tragjedi tjetër për ta kuptuar se masat e sigurisë mund të shpëtojnë jetë njerëzish.

Burimi: Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *