Gjilani shënon një arritje të re në shëndetësi, realizohet për herë të parë proteza totale e gjurit

Gjilani shënon një arritje të re në shëndetësi, realizohet për herë të parë proteza totale e gjurit

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka shënuar një të arritur të rëndësishme në fushën e shërbimeve shëndetësore, duke realizuar për herë të parë ndërhyrjen për vendosjen e protezës totale të gjurit.

Sipas njoftimit të institucionit, operacioni është kryer me sukses, ndërsa proteza është siguruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK). Pacientja pas ndërhyrjes është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Në këtë ndërhyrje kanë marrë pjesë mjekët Dr. Veprim Presheva, operator, Dr. Rinor Velekinca dhe Dr. Redon Jashari, asistentë, si dhe Dr. Kelmend Jahiri, anesteziolog. Pjesë e ekipit ishin edhe Veranda Xhimshiti, instrumentare, dhe Hasime Qerimi, teknike e anestezionit.

Ky shërbim i ri pritet të lehtësojë ndjeshëm trajtimin e pacientëve nga Gjilani dhe rrethina, të cilët tashmë do të kenë mundësi të kryejnë ndërhyrje të tilla më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë të drejtohen në spitale të tjera.

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka paralajmëruar se do të vazhdojë angazhimin për zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *