Drita Dibrani kritikon Ferit Idrizin: Mbi një vit nga premtimi, rruga “Shotë Galica” ende pa zgjerim

Drita Dibrani ka kritikuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, duke thënë se rruga “Shotë Galica” ende nuk është zgjeruar, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit nga premtimi i bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Në reagimin e saj, Dibrani tha se gjatë fushatës në rrugë ishin sjellë ekskavatorë dhe ishin bërë fotografi, ndërsa qytetarëve u ishte premtuar zgjerimi i saj. Sipas saj, pas përfundimit të fushatës, projekti mbeti i parealizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *