Spitali i Mitrovicës nis bashkëpunimin me shefat e reparteve, Muja premton përkrahje të plotë

Spitali i Mitrovicës nis bashkëpunimin me shefat e reparteve, Muja premton përkrahje të plotë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Mitrovicës, dr. Leonard Muja, së bashku me u.d. drejtorin mjekësor, dr. Qenan Çabra, kanë zhvilluar një takim njohës me shefat e reparteve të këtij institucioni shëndetësor.

Gjatë takimit, Muja vlerësoi angazhimin dhe punën e stafit shëndetësor, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të plotë nga menaxhmenti i ri.

Ai theksoi se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe arritja e rezultateve pozitive varen nga bashkëpunimi i të gjithë stafit, përfshirë mjekët, infermierët dhe drejtuesit e reparteve.

Po ashtu, Muja vlerësoi edhe punën e menaxhmenteve të kaluara, duke bërë të ditur se do t’u kushtojë vëmendje kërkesave dhe nevojave të reparteve, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të shërbimeve në dobi të pacientëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *