Shtyhet gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kërcënimet ndaj saj
Seanca ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e planifikuar të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Pejë, është shtyrë për një datë tjetër.
Sylaj akuzohet për veprën penale të kanosjes, pasi sipas aktakuzës, dyshohet se kishte kërcënuar seriozisht ish-bashkëshorten e tij.
Në aktakuzë përmenden edhe fjalët kërcënuese që pretendohet se ai ia kishte drejtuar Arlindës.
Seanca ishte paraparë të mbahej me dyer të mbyllura, ndërsa kërkesa për shtyrje është bërë nga mbrojtja e Arlinda Zekajt, e përfaqësuar nga avokati Besnik R. Berisha.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj, vëllai i Jeton Sylajt.
Data e re e seancës ende nuk është bërë e ditur.
Personat e akuzuar konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.