Babai i Deharit flet për “manipulime” të rastit të Astritit: Pushteti i atëhershëm bëri përpjekje që rastin ta paraqiste si vetëvrasje

Avni Dehari, baba i aktivistit Astrit Dehari që ka vdekur para dhjetë viteve në burgun e Prizrenit, ka thënë para Prokurorisë Speciale, ka thënë rasti i djalit të tij është zvarritur nga prokuroria.

“Ka pasur manipulime rreth vdekjes së Astrit, kryeprokurori Sylë Hoxha bënte përpjekje me urdhër të pushtetit të atëhershëm që këtë vdekje ta paraqiste si vetëvrasje. Raporti i mjekëve ligjorë të pavarur kishin sjell fakte se nuk behej fjalë për vetëvrasje, po për vrasje. Edhe shumë dëshmi të tjera sjellin fakte, këtë e ka vërtetuar edhe raporti i mjekësisë ligjore. Katër prokurorë që nga fillimi e kanë zvarritur këtë rast deri sa kanë dalë në pension. Shpresojmë që do të kemi rezultate, ia lëmë kohës”, tha Dehari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *