rët e Prishtinës, duke ngritur alarmin për pasojat në shëndetin publik.
Sipas të dhënave të platformës ndërkombëtare “IQAir”, Kosova mbrëmë është renditur në vendin e 29-të në botë për nga niveli i ndotjes së ajrit.
Në kryeqytetin e Kosovës është raportuar një vlerë prej 79 njësish, ndërsa ndotja paraqet shqetësim veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Në renditjen globale të qyteteve me ajrin më të ndotur kryeson Lahori i Pakistanit, ndërsa Tokio e Japonisë renditet ndër qytetet me ajrin më të pastër.
Ndër ndotësit më të rrezikshëm konsiderohen grimcat PM10 dhe PM2.5, të cilat mund të depërtojnë në sistemin e frymëmarrjes, ndërsa grimcat më të imëta mund të arrijnë edhe në qarkullimin e gjakut.
Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur rrit rrezikun për sëmundje të mushkërive, probleme kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që përqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM2.5 të mos kalojë 5 mikrogramë për metër kub, ndërsa për PM10 kufiri i rekomanduar është 15 mikrogramë.
Me afrimin e dimrit, cilësia e ajrit mbetet një ndër sfidat kryesore mjedisore dhe shëndetësore në Kosovë.
/INSAJDERI/