Jakup Krasniqi vjen në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes

Jakup Krasniqi vjen në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ardhur në Kosovë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Krasniqit i është mundësuar vizita në Kosovë për arsye humanitare, me qëllim që të jetë pranë bashkëshortes në këto momente të vështira.

Ndërkohë, ekipet e EULEX-it ndodhen në shtëpinë e tij në Negroc.

Jakup Krasniqi është një nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *