Policia rrethon shtëpinë në Obiliq, arrestohet 37-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje të rëndë

Policia rrethon shtëpinë në Obiliq, arrestohet 37-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje të rëndë

Një 37-vjeçar, i cili kërkohej nga Policia për disa vepra penale, përfshirë tentim vrasjen e rëndë, është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 11:30, në rrugën “Dita e Flamurit”, pasi Policia kishte siguruar informacione për vendndodhjen e personit të kërkuar.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Megzon Sefedinin, rreth 37-vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar dy urdhërarreste për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Në operacion janë angazhuar disa njësi policore të Stacionit Policor në Obiliq. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari nuk ka bashkëpunuar me zyrtarët policorë dhe ka bërë rezistencë aktive gjatë arrestimit.

Megjithatë, policia ka arritur ta neutralizojë rezistencën dhe ta arrestojë atë.

Pas arrestimit, 37-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ku është kontaktuar gjyqtari përgjegjës për rastin.

Me urdhër të gjykatës, ai është dërguar në mbajtje për ekzekutimin e urdhërarrestit.

Insajderi – Lajmet që kanë rëndësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *