Ministri i Trumpit: 500 milionë arabë nuk krijojnë shkencë dhe letërsi
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka bërë një sërë deklaratash për arabët gjatë një tubimi në Michigan, duke fajësuar Vëllazërinë
Myslimane për rënien, sipas tij, të traditës së dikurshme shkencore dhe kulturore të botës islame.
“Në botë ka 500 milionë arabë. E megjithatë, ata nuk krijojnë shkencë.
Nuk fitojnë çmimin Nobel. Nuk fitojnë medaljen Fields. Nuk fitojnë çmimin Wolf.
Nuk krijojnë letërsi”, deklaroi Kennedy të hënën në Grand Rapids.
“Urrejtje, luftë dhe viktimizim”
Para kësaj deklarate, Kennedy foli për atë që e përshkroi si gati një mijë vjet të “epokës së artë” të botës islame.
Ai tha se shoqëritë myslimane kishin qenë dikur ndër pararendëset në letërsi, shkencë, mjekësi dhe inxhinieri, si dhe ndër të parat që zhvilluan traditën e librit.
Për zhdukjen e kësaj tradite, ai fajësoi Vëllazërinë Myslimane.
Kennedy pretendoi se kritikat ndaj kësaj organizate nuk përbëjnë islamofobi dhe se ideologjia e saj i ka larguar shoqëritë myslimane nga islami tradicional.
“E gjithë kjo traditë u shkatërrua nga Vëllazëria Myslimane.
Ata krijuan shoqëri të stanjacionit, që prodhojnë dy gjëra: urrejtje, luftë dhe viktimizim.
Ata i zhgënjyen njerëzit e tyre dhe i shkatërruan këto shoqëri”, tha Kennedy.
Gjatë të njëjtit fjalim, ai i përshkroi njerëzit nën ndikimin e Vëllazërisë Myslimane si pjesëtarë të një “kulti të vdekjes” dhe foli për një ideologji të “viktimizimit, vrasjes dhe gjenocidit”.
Foto: EPA