Visar Memeti pas fitores në zgjedhje: Takim me deputeten shqiptare Marjana Koçeku, në fokus të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Visar Memeti, tash deputet i zgjedhur në Parlamentin e Serbisë, së bashku me Leventin dhe Fitoren, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku.
Koçeku i ka përgëzuar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare, ndërsa gjatë takimit është diskutuar për situatën politike në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët atje.
Në fokus ishte edhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe mbështetja e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës.