A po e vrasim jeten te gjithe bashke?
Letra e Arlindës nga Peja duhet të na rëndojë në ndërgjegje të gjithë shqiptarëve. Një grua kërkoi mbrojtje për jetën e saj. Sot, pas vrasjes, mbetet pyetja se çfarë u bë për ta ndihmuar dhe ku dështoi mbrojtja që duhej t’i ofrohej.
Institucionet kanë detyrimin të japin përgjigje të qarta dhe përgjegjësia duhet të përcaktohet për secilin që kishte detyrë të vepronte.
Kjo ngjarje na kërkon të gjithëve më shumë përgjegjësi ndaj jetës së tjetrit. Kur dikush na tregon se është në rrezik, duhet ta marrim seriozisht dhe të bëjmë çfarë kemi në dorë për ta ndihmuar. Dhimbja që shprehim sot duhet të shoqërohet me vendosmërinë që thirrja tjetër për ndihmë të mos mbetet pa përgjigje.
Kolumnë nga Munaver Nuhiji.