Kurti takohet me profesorin amerikan Daniel Serwer, në fokus zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Kurti takohet me profesorin amerikan Daniel Serwer, në fokus zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin dhe ish-diplomatin e lartë amerikan, Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Kurtit, është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në arenën ndërkombëtare, përfshirë aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjet e mbajtura në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj profesor Serwerit për kontributin e vazhdueshëm dhe angazhimin e tij në mbështetje të shtetit dhe popullit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *