Maqedonia shpërblehet në Dubai, Toshkovski pranon çmimin ndërkombëtar për projektin “Qyteti i Sigurt”!

Maqedonia shpërblehet në Dubai, Toshkovski pranon çmimin ndërkombëtar për projektin “Qyteti i Sigurt”!

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka pranuar një çmim prestigjioz ndërkombëtar në Dubai, për projektin “Qyteti i Sigurt” (Safe City).

Çmimi me emrin “Excellence in Road Safety” iu dorëzua Toshkovskit në ceremoninë zyrtare të organizuar në kuadër të Samitit Botëror të Policisë 2026 (World Police Summit), në Dubai.

Përmes një njoftimi, Toshkovski bëri të ditur se ky çmim përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut, policinë dhe reformat në fushën e sigurisë në komunikacion.

Ai theksoi se çmimi është rezultat i një projekti që synon vendosjen e standardeve të reja në sigurinë rrugore, me qëllim uljen e aksidenteve, parandalimin e tragjedive dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Toshkovski falënderoi qytetarët që kanë mbështetur projektin, duke theksuar se ky vlerësim nuk është fundi i punës, por një përgjegjësi shtesë për të vazhduar me përkushtim drejt rrugëve më të sigurta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *