Qytetarët drejtuar LENit : Kot fshiheni, përçarja shihet qartë!
Mungesa e aktivistëve në aktivitetin e sotëm ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur reagime te qytetarët, të cilët gjithnjë e më shumë po flasin për përçarje brenda strukturave politike.
“Qytetarët pyesin: Kot fshiheni, përçarja vërehet! Të gjithë i njohim aktivistët, sidomos ata të Lëvizjes Besa dhe Alternativës, pasi janë me gishta. Pse sot nuk mori pjesë pothuajse asnjë aktivist? Përveç atyre që mbajnë funksione të larta, ku ishin të gjithë të tjerët? Dilni dhe tregoni hapur se punët i keni llugë, sepse këto përçarje nuk mund të fshihen më”, shprehet një qytetar.
Mungesa e aktivistëve të njohur, përveç personave që mbajnë funksione të larta, ka bërë që të shtohen komentet nëse bëhet fjalë për pakënaqësi të brendshme, distancim të aktivistëve apo për një përçarje që tashmë po bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Në politikë, pjesëmarrja e funksionarëve nuk mjafton gjithmonë për të dëshmuar unitet. Aktivistët janë baza e çdo strukture politike, ndërsa mungesa e tyre shpeshherë ngre më shumë pyetje sesa vetë prania e drejtuesve.
A është kjo thjesht mungesë organizimi apo një përçarje që nuk po mund të mbahet më e fshehur?