BEOGRAD – LËSHOHET URDHËRARREST PËR MILAN RADOIÇIQIN, ISH-NËNKRYETARIN E LISTËS SERBE
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e paraburgimit ndaj Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, duke lëshuar urdhërarrest për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Vendimi vjen pasi Radoiçiq nuk është paraqitur në polici më 15 nëntor, ndonëse një gjë e tillë i ishte kërkuar nga organet kompetente.
Radoiçiq, i cili është në qendër të hetimeve për sulmin e armatosur në Banjskë, më herët kishte pasur masa kufizuese nga autoritetet serbe. Atij i ishte konfiskuar pasaporta, i ishte ndaluar largimi nga Serbia dhe ishte obliguar të paraqitej rregullisht në polici.
Mosrespektimi i këtyre masave ka çuar tashmë në vendimin për paraburgim dhe lëshimin e urdhërarrestit.