NMPBM Muhamed Ismaili në Tiranë: Transparenca dhe bashkëpunimi me mediat, kyç në luftën kundër krimit të organizuar

NMPBM Muhamed Ismaili në Tiranë: Transparenca dhe bashkëpunimi me mediat, kyç në luftën kundër krimit të organizuar

Muhamed Ismaili në Tiranë: Transparenca dhe bashkëpunimi me mediat, kyç në luftën kundër krimit të organizuar

Ndihmësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Muhamed Ismaili, ka marrë pjesë në një punëtori rajonale në Tiranë, ku është diskutuar avancimi i bashkëpunimit ndërmjet gjyqësorit dhe mediave në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Punëtoria, e mbajtur më 17 dhe 18 nëntor, ka mbledhur përfaqësues institucionalë dhe profesionistë për të diskutuar rëndësinë e komunikimit publik, transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve, pa rrezikuar hetimet dhe procedurat ligjore.

Në fjalimin e tij, Ismaili theksoi se informimi i qytetarëve duhet të jetë në kohë, i saktë dhe profesional, duke respektuar njëkohësisht kufizimet ligjore dhe operative që lidhen me hetimet.

Ai vuri në pah se lufta kundër krimit të organizuar nuk përfshin vetëm zbulimin dhe ndjekjen penale të aktiviteteve kriminale, por edhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione, përmes transparencës dhe përgjegjësisë.

Sipas Ismailit, një nga sfidat kryesore është gjetja e balancës mes informimit të publikut dhe ruajtjes së hetimeve, në mënyrë që publikimi i të dhënave të mos rrezikojë provat, operacionet policore apo procedurat e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *