ENKEL REXHEPI I REAGON ISH-SHEFIT TË BIA-s, ALEKSANDAR VULIN, PËR TERMIN OFENDUES NDAJ SHQIPTARËVE
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj ish-shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, lidhur me përdorimin e termit “Šiptari” për shqiptarët.
Çështja ka nxitur reagime, pasi ky term konsiderohet nga shqiptarët si emërtim përçmues dhe fyes, ndërsa emërtimi i drejtë është “shqiptarë” ose “Albanci” në gjuhën serbe.
Rexhepi, përmes një reagimi publik, ka kundërshtuar këtë qasje ndaj shqiptarëve, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e respektimit të identitetit dhe dinjitetit të tyre.
Përdorimi i gjuhës fyese ndaj një komuniteti kombëtar mbetet çështje serioze dhe nuk duhet të normalizohet në diskursin publik.