🚨🚨Asambleistja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Drita Dibrani, ka ngritur shqetësimin në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë për hedhjen dhe djegien e sasive të mëdha të mbeturinave të xhamit në Kodrën e Banjskës.
Ajo kërkoi sqarime nga drejtorët përgjegjës se cilat kompani janë të përfshira në këtë aktivitet dhe pse Inspeksioni Komunal nuk ka reaguar ndaj kësaj gjendjeje.
Dibrani bëri të ditur se dëshmitë e siguruara nga terreni do t’u përcillen Policisë dhe Prokurorisë, duke kërkuar hetim të plotë dhe identifikimin e përgjegjësve.
“Vushtrria nuk është pronë private e askujt. Mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve nuk mund të sakrifikohen për interesa të askujt”, ka deklaruar Dibrani.