Bërvenica, një fitore e logjikës politike!Dje, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë, qytetarët përcollën disa mesazhe të rëndësishme politike.

Bërvenica, një fitore e logjikës politike!
Dje, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë, qytetarët përcollën disa mesazhe të rëndësishme politike.

Banorët e Bërvenicës na dhanë një mësim se si duhet të votohet kur në pyetje janë interesat e qytetarëve dhe e ardhmja e vendbanimit të tyre.

Mësimi tjetër është se banorët e Bërvenicës arritën të vendosin interesin e përbashkët mbi interesat e ngushta partiake, të cilat jo rrallëherë kanë kushtuar me humbjen e mandateve të deputetëve apo të kryetarëve të komunave.

Një mesazh tjetër i rëndësishëm është se vota nuk duhet të jetë peng i inateve, ndasive apo kalkulimeve partiake. Ajo duhet të jetë një instrument për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Politika nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mjet për t’u shërbyer qytetarëve. Kur partitë dhe individët nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, humbësi më i madh është gjithmonë qytetari.

Bërvenica tregoi se dallimet politike nuk duhet të jenë pengesë për të gjetur gjuhë të përbashkët kur bëhet fjalë për interesin e vendit dhe të banorëve të tij.

Uroj që ky mendim politik dhe kjo logjikë e veprimit të mbizotërojnë në çdo mjedis, sepse vetëm duke vendosur interesin e përbashkët mbi atë partiak mund të ndërtojmë një kulturë më të përgjegjshme politike!

Interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi çdo interes partiak!
Kolumnë nga Munaver Nuhiji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *