ZBULOHEN GJURMË TË LUFTËS NË KOSOVË: Mbetje eshtërore gjenden në dy lokacione në Prizren

ZBULOHEN GJURMË TË LUFTËS NË KOSOVË: Mbetje eshtërore gjenden në dy lokacione në Prizren

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë zbuluar në dy lokacione në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve të realizuara nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, ku në dy lokacione të dyshuara janë gjetur mbetje eshtërore që besohet se i përkasin një individi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti lidhet me periudhën e luftës së viteve 1998-1999.

Pas zbulimit, mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar identitetin e personit.

Zbulimi i këtyre mbetjeve rikthen vëmendjen te çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, familjet e të cilëve vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.

Insajderi – Lajmet që kanë rëndësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *