Konflikti për kartelën bankare të djalit me autizëm përfundon në Polici, arrestohet 69-vjeçari në Prishtinë
Një mosmarrëveshje familjare në Prishtinë, e shkaktuar nga mungesa e kartelës bankare të djalit të tyre me autizëm, ka përfunduar me arrestimin e një 69-vjeçari nën dyshimin për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 09:00, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Sipas raportimeve, një grua rreth 51-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte akuzuar për marrjen e kartelës bankare të djalit të tyre dhe më pas e kishte larguar nga banesa.
Ajo ka deklaruar se kishte qëndruar jashtë banesës deri në arritjen e zyrtarëve policorë.
Pas ndërhyrjes së Policisë, rasti është trajtuar si dhunë në familje, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.
Me vendim të Prokurorisë, 69-vjeçari është ndaluar për 48 orë.
Insajderi – Lajmet që kanë rëndësi.