Ikën edhe Milan Radoiçiqi, dyshohet se është arratisur drejt Rusisë
Milan Radoiçiqi, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe organizatori i sulmit në Banjskë, dyshohet se është larguar nga Serbia dhe ka shkuar në Rusi.
Këtë e deklaroi ish-inspektori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Milan Zvezdanoviq, në televizionin N1, përcjell preshevacom, duke thënë se ka informacione jozyrtare nga brenda agjencisë.
Radoiçiqit më herët i ishte marrë pasaporta dhe i ishte ndaluar largimi nga Serbia. Ai gjithashtu ishte i detyruar të paraqitej në polici dy herë në muaj.
Sipas Zvezdanoviqit, largimi i tij ka shqetësuar edhe një pjesë të drejtuesve të BIA-s, të cilët, sipas pretendimeve të tij, kishin lidhje biznesore dhe kriminale me të.
Radoiçiqi është nën procedurë gjyqësore për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023. /Preshevacom