Fetai:Në 77 vjetorin e lindjes, përkujtojmë trashëgiminë e paçmuar të Arbën Xhaferit dhe kontributin e tij të pashoq në politikën kombëtare.

Në 77 vjetorin e lindjes, përkujtojmë trashëgiminë e paçmuar të Arbën Xhaferit dhe kontributin e tij të pashoq në politikën kombëtare.

Arbën Xhaferi ishte shumë më tepër se politikan. Ai nga shumë bashkëveprimtarë shpeshherë është cilësuar si rilindasi i fundit i shqiptarëve. Dhe i tillë do ngelet në memorien kolektive të kombit tonë.

Porosia e Arbën Xhaferit është se Rilindja Kombëtare Shqiptare nuk ka dhe as që ka nevojë të ketë alternativë. Ai i kushtoi një jetë të tërë zhvillimit dhe ngritjes së mendimit politik shqiptar dhe trasoi rrugën kombëtare për dekadat e ardhshme.