Glauk Konjufca takohet në Varshavë me ministrin e Jashtëm të Armenisë, diskutojnë sigurinë dhe bashkëpunimin
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar në Varshavë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare të Armenisë, Ararat Mirzoyan.
Gjatë takimit, në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale gjeopolitike, çështjet e sigurisë në rajonet përkatëse, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë.
Konjufca ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të vazhduar angazhimin diplomatik dhe për të thelluar marrëdhëniet me Armeninë në fusha me interes të përbashkët.
Insajderi