Arben Fetai, i Dërguari Special i Maqedonisë së Veriut për BE-në në Bruksel, zhvillon takim me eurodeputetin Csaba Dömötör.

Arben Fetai, në cilësinë e të Dërguarit Special të Maqedonisë së Veriut për Bashkimin Evropian në Bruksel, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Csaba Dömötör.

Në takim u diskutua për rezultatet e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Agjendës së Reformave, si dhe për angazhimin e Qeverisë në përmirësimin e infrastrukturës, kushteve të jetesës dhe standardit jetësor të qytetarëve.

Fetai dhe Dömötör u pajtuan se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në meritë, ku çdo vend kandidat vlerësohet sipas progresit të arritur dhe rezultateve konkrete të reformave.

Një proces i besueshëm i zgjerimit kërkon kritere të qarta, vlerësim objektiv dhe trajtim të barabartë të vendeve kandidate.

Insajderi 🔴

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *