Zv/drejtori i Doganës, Mustafa Dauti, në Strugë për të mbështetur kandidatin Mendi Qyra në raundin e dytë

Zv/drejtori i Doganës, Mustafa Dauti, në Strugë për të mbështetur kandidatin Mendi Qyra në raundin e dytë

Zv/drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka qëndruar sot në Strugë, ku është takuar me qytetarë e përfaqësues lokalë për të dhënë mbështetjen e tij për kandidatin Mendy Qyra, i cili garon në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me përkrahjen e koalicionit opozitar VLEN.

Gjatë takimeve, Dauti ka theksuar rëndësinë e mobilizimit maksimal të votuesve në këtë fazë vendimtare, duke nënvizuar se fitorja e Qyrës do të ishte fitore e qytetarëve që kërkojnë ndryshim dhe qeverisje të drejtë në Strugë.

Qytetarët dhe aktivistët kanë mirëpritur angazhimin e tij, duke e vlerësuar si mbështetje të sinqertë për Mendy Qyrën dhe për vizionin e ri që ai synon t’i sjellë qytetit të Strugës.